Një 16-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e kësaj të enjteje në zonën e Ali Demit në kryeqytet.
Uniformat blu njoftojnë se adoleshenti është goditur me sende të forta, pas një konflikti të çastit.
Ai u dërgua me urgjencë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.
