Selamet Mehmetaj, i njohur si “djalli” shqiptar që furnizonte me drogë mbarë Britaninë e Madhe, është dënuar me katër vjet e gjysmë burg. Ai drejtonte një fabrike të kanabisit me staf të emigrantëve të paligjshëm që shpërndanin drogë me vlerë miliona paund në vit.
I riu grumbullonte miliona nga biznesi i tij i shitjes me shumicë të drogës dhe në faqen e tij në Instagram të titulluar “Gjaku shqiptar”, Mehmetaj tregonte se fabrikat e tij të kanabisit dhe postonte video për të nxjerrë në pah llojet e disponueshme, duke inkurajuar klientët e rinj ta kontaktojnë.
Bosi shqiptar i drogës, ishte “rrëfyer” më parë në një intervistë për “Daily Mail”, ku kishte bërë të qartë se çfarë i ndodh atyre që guxojnë ta tradhtojnë në punën e tij, duke treguar me krenari se njëherë i ka prerë gishtat një klienti i cili nuk e paguante dhe se si arriti t’i merrte paratë përpara se t’i priste një këmbë.
