Dy turistë francezë që kishin mbetur të bllokuar në zonën e quajtur “Qafa e Thellë” në Orikum janë shpëtuar nga policia.
Pas 4 orësh kërkime, u bë i mundur lokalizimi i 2 turistëve francezë, të cilët fillimisht janë asistuar me ujë dhe me ushqim, dhe më pas janë shoqëruar nga punonjësit e Policisë, deri te vendi ku ishin akomoduar për qëllime turistike.
