Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Historitë e 7 çifteve shqiptare që u njohën në rrjete sociale

15:13 / August 18, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 04177455283817702ccce57f3360c6b0
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Jetojmë në kohën e rrjeteve sociale dhe ditët e sotme çdo informacion, çdo të re e marrim vesh nëpërmjet tyre. Madje edhe dashurinë e jetës shumë persona e kanë gjetur në rrjete sociale. Këtë na e vërtetojnë historitë e veçanta të dashurisë së 7 çifteve të njohur shqiptar të cilët sot janë të martuar dhe shumë të lumtur bashkë.

1.Marina dhe Getoari janë njohur në Instagram. Ka qenë Geti ai që i ka shkruar i pari Marinës duke i kërkuar ta takonte. “Pse duhet të takohem me ty?”, ia ka kthyer Marina “Çfarë mund të bëjmë ne të dy bashkë? S’na lidh asgjë”.

Marina i kishte kthyer përgjigje duke i thënë se ka qenë e zënë me punë dhe më pas biseda kishte vazhduar derisa çifti nisi një lidhje që u kurorëzua në martesë 6 vite më parë.

2.Floriana Garo dhe avokati Enis Daci janë njohur në Linkedin. Ky aplikacion biznesi i ka bërë bashkë çiftin dhe mund të themi se historia e tyre e dashurisë është ndër më të rrallat pasi nuk kemi dëgjuar më parë për çifte që janë njohur në Linkedin. Ishte Enisi ai që i shkroi Florianës dhe moderatores i kishte bërë përshtypje mesazhi i tij.

“Jam njohur virtualisht online në një platformë që nuk përdoret shumë, Linkedin. Pashë që më kishte ardhur një mesazh i cili ishte i shkruar dhe i artikuluar mirë. Më pëlqeu shqipja e tij. Folëm për shumë kohë bashkë dhe më pas vendosëm të takoheshim. U takuam në Itali”, ka treguar Floriana.

3.Lorik Cana dhe Monika fillimisht e kanë parë njëri-tjetrin në një restorant e më pas futbollisti i kërkoi menaxheres që t’i jepte numrin e tij Monikës. Pas këtij momenti, çifti u njohën më mirë me njëri-tjetrin nëpërmjet mesazheve të shpeshta.

4.Loredana dhe Mozzik janë njohur në Instagram dhe shkak është bërë një follow. Mozzikut i ka pëlqyer shumë Loredana dhe vendosi t’i bëjë follow e t’i shkruajë.

Reperi ka qenë me fat pasi Loredana i ktheu përgjigje dhe nisën bisedimet e gjata derisa çifti erdhi në fazën e lidhjes. Çifti më pas u martuan dhe u bënë prindër të një vajze. Por pak kohë më vonë vendosën të divorcoheshin.

5.Rudina Magjistari dhe ish-kampioni i Kickboxit, Xhavit Bajrami janë njohur në Facebook. Ata nuk njiheshin më parë, kur Xhaviti i shkruajti Rudinës një mesazh përshëndetës.

“Përshëndetje nga Tokio”, i kishte shkruar Xhaviti moderatores së cilës i kishte bërë përshtypje ky mesazh dhe nga kurioziteti e ftoi në emision. “Impakti i parë ishte sapo e pashë kur hyri në studio, pastaj u plotësua edhe nga detaje të tjera”, është shprehur Rudina. Çifti sot janë të martuar dhe prindër të një vajze.

6.Armando Sadiku dhe e fejuara e tij Elona janë njohur në Facebook. Elona ishte fanse e Sadikut dhe i shkruante shpesh atij mesazhe derisa futbollisti iu përgjigj. Më pas mes tyre filluan komunikimet dhe mesazhet e shpeshta. Lidhja e tyre u zyrtarizua me një fejesë që u organizua privatisht.

7.Blendi Salaj dhe bashkëshortja e tij Anora janë njohur në Facebook pasi kishin miq të përbashkët. Gjithçka filloi me një ‘like’ dhe më pas vazhdoi me biseda në privat për orë të tëra. Moderatori ka treguar se në kohën kur u njoh me Anorën, ai jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës prandaj komunikimi nëpërmjet Facebook-ut vazhdoi për 2-3 muaj. 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Damiano David dhe Dove Cameron kurorëzojnë dashurinë/ Çfarë e bëri kaq të veçantë ceremoninë e tyre në Toskanë?”

22:40 / September 25, 2026

Nga politikani te gazetari i njohur, Bledi Mane zbulon banorët e sezonit të ri të “Big Brother VIP”?

12:55 / September 25, 2026

Jonida Maliqi flet hapur për lidhjen me Alessio Alian: “Më kthen fëmijën që kam brenda, nuk kam turp të them se e dua”

20:58 / September 22, 2026

Xheneta Fetahu përfshihet në ak*ident në Tiranë, publikon pamjet e makinës së dëmtuar

22:43 / September 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.