Një tjetër personazh i njohur italian ka zgjedhur të pushojë në Shqipëri.
Pas kryeministres Giorgia Meloni, edhe komediani Checho Zalone ndodhet në bregdetin jonian këtë verë.

Marcela Lati publikoi në rrjete sociale një foto me komedianin e njohur, ndërsa krahas fotos shkruan “Qeshni, nuk do të keni dhëmbë përgjithmonë dhe nuk e dini nëse mund ta përballoni dentistin”.

