Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Policia bllokon 21 mjete lundruese, Balla: Pres më shumë rezultate në kontrollin e përdorimit të mjeteve bregdetare

15:00 / August 20, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
balla
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë këtij sezoni turistik, deri më tani, shërbimet e Policisë Kufitare, Njësia Policore Detare dhe Forca Delta kanë kontrolluar 1597 mjete lundruese, nga të cilat 504 janë bllokuar e ndëshkuar me masa administrative.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla deklaron se gjatë këtij sezoni turistik, Policia e Shteti ka kontrolluar dhe bllokuar numrin më të lartë të mjeteve lundruese abuzuese dhe shkelëse. Balla deklaron se pret më shumë rezultate në kontrollin e përdorimit të jetskive dhe mjeteve të tjera të shpejta lundruese bregdetare.

“Ky trend i kudo përhapur në Europë dhe nëpër botë, përtej adrenalinës së përdoruesve, për shumicën e madhe të pushuesve duket dhe si një pirateri që potencialisht mund të shkaktojë aksidente që marrin jetë njerëzish të pafajshëm”, shkruan Balla.

Sipas ministrit, kush shkel ligjin dhe rregulloret e përdorimit në këtë rast, kriteret moshore të përdoruesve, nuk është një aventurier në kërkim të adrenalinës, nuk është asnjë sipërmarrës turistik, por një rrezik potencial që mund të marrë jetë.

“Në kohën e ndryshimeve në Kodin Penal dhë në Kodin Detar, na duhen ashpërsime në politikën penale dhe rregulla më kufizuese përdorimi në këtë drejtim. Por edhe me kompetencat aktuale që më jep Ligji, paralajmëroj këdo që kërcënon me mendjelehtësinë e tyre vrastare, jetën e pushuesve në bregdetin shqiptar, se Policia e Shtetit do të godasë me tolerancë zero”, thekson Balla.

balla
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.