Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Sazan Guri tregon pse nuk duhet të shtrihemi në shezlong kur jemi në plazh

10:03 / August 21, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
guri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Profesori dhe ambientalisti Sazan Guri jep herë pas here këshilla të vlefshme, për ndjekësit e tij në Facebook.

Së fundmi, me anë të një postimi në rrjetet sociale, Guri ka dhënë 6 arsye që nuk duhet të ulemi apo shtrihemi në shezlong gjatë pushimeve në plazh.

Sipas tij, arsyet nuk janë vetëm monetare, por edhe shëndetësore.

Shkrimi i Sazan Gurit:

PSE NUK DUHET ULUR NË SHËZLLONA?

Janë të shtrenjtë, shumë bilez, nga 10,000 në rërat tona në 20,000 në Sarandë deri në 40,000 në Ksamil; Shiten disa herë në ditë, tmerr, nuk ka një orar akshëm pazar psh turp…

Është lekë i humbur, se duket sikur i bie që të paguash edhe për tavolinën brenda lokalit. Ai është tavolinë në plazh, ku ti mund të shërbehesh me pije të lehta edhe aty në shëzllon.

Edhe për inat, se ku e gjen ai pronar mortja këtë të drejtë, që edhe të mori hapësirën publike për lokal dikur me pisha, pastaj hapësirën për jashtë lokalit, pastaj edhe rërën apo shkëmbin përpara lokalit, pastaj edhe detin para tij, tmerr kur e mendon që ti merr të gjitha…

Kjo që është më kryesorja për shëndetin tënd – Çdo rrobë e shëzllonit është me pore ose porozitet të lartë, rrobë e cila nuk lahet kurrë. Dhe mikrobet e njeriut apo tjetrës lëkurë ngelen aty, kremrat pa fund që lyhen e zhgryhen shumë njerëz, pa le ndonjë me semundje lëkure, ku i dihet. Pra paguan që të sëmuresh tmerr.

Shtrirja në zall, shkemb apo rërë është një nga perlët e mjekimit të njeriut. Dihet se plazhet shqiptare kanë të gjithë përmbajtjen me minerale e kripra të tabelës së Mendelejevit, madje të gjitha. Dihet se shumë njerëz paguajnë për t’u shtrirë në krevat me gurë vulkanik, gjoja nga Indonezia, ndërsa ne i kemi me gurë vulkanik, magmatik, metamorfik, sedimentar, vetëm se janë nga Shqipëria, sepse shiu jashtë është më i bukur!? Dihet se shumë mjekë i sherojnë një takim me semundje duke i bërë pacientët të kërcejnë në rërë zbathur në formë aerobie dhe iu japin ndonjë kokërr koti ilaçi si për të thënë, dhe ata kujtojnë se po shërohen nga ilaçi dhe jo nga rëra.

E fundit dhe më e rëndësishmja – njeriu po humbet lidhjen me tokën. Ecen me këpucë plastike në rërë e zall se i vriten putrat e këmbës, kur ato mezi presin 15 ditë të ndryshen dhe të takojnë tokën për tokëzim të sistemit nervor me anë të mbaresave ‘terminale’ në shputat e tyre, turp e fajëzim… T’ju themi injorant e kanë pak dhe pastaj ky profesor i di të gjitha… Jo ore jo, është i vëmendshëm ndaj të gjithave, perdor gjysmën e majtë të trurit, e mban trurin gjallë, etj., etj, jep e merr energji me ju, nuk rri si skuth që nesër me dhjetëra profesorë e inxhinierë bëjnë katër vaksina të djallit dhe sot po lëngojnë dhe akoma s’kane kuptuar gjë, turp turp…”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Damiano David dhe Dove Cameron kurorëzojnë dashurinë/ Çfarë e bëri kaq të veçantë ceremoninë e tyre në Toskanë?”

22:40 / September 25, 2026

Nga politikani te gazetari i njohur, Bledi Mane zbulon banorët e sezonit të ri të “Big Brother VIP”?

12:55 / September 25, 2026

Jonida Maliqi flet hapur për lidhjen me Alessio Alian: “Më kthen fëmijën që kam brenda, nuk kam turp të them se e dua”

20:58 / September 22, 2026

Xheneta Fetahu përfshihet në ak*ident në Tiranë, publikon pamjet e makinës së dëmtuar

22:43 / September 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.