Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Gjykata lë në burg Fredi Belerin, Greqia rrit presionet. Avokati: Nuk ka pasur një përgjim

11:15 / August 21, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1692605748 Screenshot1 transformed
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka lënë në burg Fredi Belerin, duke mospranuar kërkesën e tij për zëvendësimin e masës së sigurisë.

Beleri kishte kërkuar masë më të butë sigurie. Por trupa gjykuese nuk e pranoi këtë kërkesë dhe la sërish në qeli Fredi Belerin. Ai akuzohet për blerje votash në Himarë për zgjedhjet vendore të 14 Majit. Avokati i çështjes thotë se gjykata është e pafuqishme para pushtetit dhe ky vendim është bërë me urdhër të qeverisë. Sipas tij, nuk ka pasur asnjëherë një përgjim.

“Jemi të bindur që ai po mbahet politikisht në burg. Kemi bërë kërkesën brenda 31 korrikut dhe ajo duhej bërë pas 5 ditësh. Nuk lënë asnjë shpresë thonë kur të vi çështja në themel. Përmbajtja e atyre akteve na bëri që të bëjmë këtë kërkesë, sepse më 31 korrik na vunë në dispozicuion në seri provash që ne si dinim. Caktimi i prokurorit të Shkallës së Parë që janë marrë vendim një ditë më pas. Duke qenë se aktet ne gjetën në dosje që duheshin marrë qëndrimit me Gjykatën. Nuk ka pasur asnjëherë përgjim. Kjo gjë është me urdhër, se këta s’kanë fuqi, s’janë të fortë para pushtetarëve. Beleri kërkoi të drejtën e tij siç e kërkon gjithmonë, kuptohet nga gjykata u shkruajt bukur arsyetimi ku thanë se nuk plotëson kushtet”,-tha avokati i Fredi Belerit.

Greqia fqinje ka kërcënuar Shqipërinë se do të bllokojë çdo financim të BE dhe kursin europian të vendit nëse nuk lejohet që të betohet kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës.

Fredi Beleri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë, era e fortë zbraz plazhet në Vlorë

22:45 / July 21, 2026

ASHK: Do të formalizohen 697 kulla të vjetra, poseduesit do të pajisen me certifikatë pronësie

22:22 / July 21, 2026

Aplikimet për universitet nisin më 27 korrik, maturantët kanë gjashtë ditë për të zgjedhur degët

22:17 / July 21, 2026

Pas Ministrit të Mbrojtjes, Zelensky ndryshon edhe drejtimin e ushtrisë

22:09 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.