Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Djali vjedh babain, arrestohet në Kukës

11:27 / August 21, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia e shtetit
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një i ri është arrestuar në qytetin e Kukësit pasi i kishte vjedhur 60 mijë lekë të reja babait të tij. Ndërsa disa ditë më parë 34 vjeçari kishte vjedhur para dhe bizhuteri floriri në një banesë tjetër në qytetin e Kukësit. Shtetasi Sh.M. u vu në pranga nga policia dhe iu sekuestruan një pjesë e parave, 40 mijë lekë të cilat dyshohen se ia ka vjedhur babait të tij.

Njoftimi i Policisë:

Kukës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Next room”, kundër veprimtarisë kriminale të vjedhjes.

I vodhi 60 000 lekë, babait të tij, në banesën e tyre, kapet dhe arrestohet 34-vjeçari dhe i sekuestrohet një pjesë e parave të vjedhura.

Disa ditë më parë, ky shtetas vodhi shuma parash dhe bizhuteri floriri, në një banesë tjetër në qytetin e Kukësit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe policore, të kryera pas kallëzimit të një shtetasi se djali i tij i kishte vjedhur në banesën e tyre, një shumë parash, është finalizuar operacioni policor i koduar “Next room”, në kuadër të të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi Sh. M., 34 vjeç, banues në Kukës.

Në momentin e arrestimit, 34-vjeçarit iu gjetën dhe iu sekuestruan, 40 000 lekë që dyshohet se ia ka vjedhur babait të tij, në banesën e tyre. Nga hetimet rezulton se disa ditë më parë, në një banesë tjetër në qytetin e Kukësit, shtetasi Sh. M. ka vjedhur 70 000 lekë, 500 euro dhe disa bizhuteri floriri.

Vijojnë veprimet hetimore për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

34-vjeç
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U dërgua në burg bashkë me foshnjën, Gjykata e Tiranës urdhëron lirimin e menjëhershëm të 34-vjeçares

14:19 / July 23, 2026

E rëndë në Orikum, humb jetën 75-vjeçari, dyshohet se pësoi infarkt në det

12:51 / July 23, 2026

Dyshohet se abuzoi seksualisht me një 27-vjeçare me probleme të shëndetit mendor, shpallet në kërkim 42-vjeçari

11:58 / July 23, 2026

Nënë e tre fëmijëve në burg me foshnjën, caktohet seancë urgjente në Tiranë

19:18 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.