Arbenita Ismajli dhe Fero vijojnë që të prodhojnë lajme për mediat rozë. Ata patën një përplasje publike pak muaj më parë me akuza dhe kundër-akuza ndaj njëri-tjetrit, pasi modelja e akuzonte reperin se kishte ushtruar dhunë mbi të dhe e kishte kërcënuar me jetë. Mirëpo siç rëndom bëjnë gjëra të tilla për të marrë vëmendjen e publikut, duket se edhe kjo nuk ka qenë gjë tjetër vetëm se një tentativë më shumë për t’u përfolur në media. Kjo pasi çifti janë parë së fundmi sërish bashkë, ku janë xhiruar në një nga restorantet e Gjilanit.

