Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kredia në euro, për çfarë qëllimi merret nga bizneset? – Pjesa dërrmuese për blerje pronash. Peshë të madhe overdrafti dhe huaja për likuiditete

15:13 / August 21, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kredi 768x421 compressor
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndërsa kredia në euro ka shënuar një lloj frenimi gjatë gjysmës së parë të këtij viti, ajo vijon të merret nga subjektet shqiptare kryesisht për investim në pasuri të paluajtshme e për blerje paisjesh. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, këto dy qëllime përdorimi, zënë peshën më të madhe të kredisë në monedhën e përbashkët europiane. Më specifikisht, totali i kredisë në euro në fund të gjashtëmujorit të parë rezulton 209 miliardë lekë, afërisht 2 miliardë euro me kursin e sotëm.

Peshën më të madhe të këtij totali, rreth 75 miliardë lekë e zë kredia për blerje pasusrish të paluajtëshme. Në vend të dytë për nga qëllimi i përdorimit renditet kredia për blerje paisjesh e makinerish. Për këtë qëllim janë marrë nëpër banka një total kredish prej 56.6 miliardë lekësh. Overdrafti është i treti për nga pesha, me 47.7 miliardë lekë, i pasuar nga kredia për kapital qarkullues me 29 miliardë lekë.

E parë në terma të gjerë, Kredia për biznese është rritur mesatarisht me 5% në tremujorin e dytë, duke shfaqur ngadalësim të mëtejshëm me 0.4 pikë përqindje më pak se një tremujor më parë. Zhvillimet brenda segmenteve kryesore tregojnë që norma më të larta të rritjes së kredisë për likuiditete, të cilat kanë kompensuar disi ngadalësimin e mëtejshëm të kredisë për investime. Kështu, kredia për likuiditete u rrit mesatarisht me 6.8% krahasuar me 6.1% në tremujorin e parë.

Ndërkohë, kredia për investime u rrit me 3.8% ose 1 pikë përqindje më pak se në tremujorin e parë. Zgjerimi i kredisë është vërejtur më së shumti tek bizneset që ushtrojnë aktivitetin e tyre në sektorin e tregtisë dhe akomodimit, në sektorin e shërbimeve dhe në atë të ndërtimit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pushimet kthehen në tragjedi, motër e vëlla nga Shqipëria dhe partnerët e tyre humbin jetën pas shembjes së godinës në Athinë

17:20 / September 26, 2026

Rikthehet Saimir Tahiri: Kam shumë gjëra per të thënë…

16:29 / September 26, 2026

Ministri Hoxha nënshkruan Konventën e Kombeve të Bashkuara kundër Krimit Kibernetik: Siguria dhe qëndrueshmëria, pjesë e agjendës kombëtare të transformimit digjital të Shqipërisë

15:35 / September 26, 2026

Ambasadori i ri i SHBA i dorëzoi Letrat Kredenciale, Begaj pas takimit kokë më kokë me Wendt: Do vijojmë forcimin e partneritetit me Amerikën

15:19 / September 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.