Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç nuk la pa komentuar edhe pjesëmarrjen e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në Athinë, në darkën me liderët rajonalë e organizuar nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis.
Vuçiçi e ka cilësuar si një takim të çuditshëm, pasi sipas tij nuk e kupton arsyen përse është e ftuar Prishtina, kur sipas tij Greqia nuk e njeh zyrtarisht Kosovën.
“Një format i çuditshëm në Athinë, nuk e kuptoj, por kjo është një pyetje për ata që na ftuan. U ftua edhe Prishtina, edhe pse Greqia nuk e njeh zyrtarisht. Kosovë”, ka thënë Vuçiçi.
Po ashtu, Vuçiç theksoi se Serbia nuk do të heqë dorë nga interesat kombëtare.
