Nintendo duket se ka përshpejtuar versionin e Mario Kart për smartphone dhe dalja e tij është shumë afër.
Kompania japoneze e lojërave këtë javë bëri të ditur se po bëjnë testime për versionin Beta të aplikacionit që do të quhet Mario Kart Tour.
Përdoruesit e androidëve në SHBA dhe Japoni mund të regjistrohen në versionin Beta në faqen e internetit të Nintendo dhe programi do të dalë nga 22 maji deri më 4 qershor.
Asnjë që nuk ka aplikuar për të qenë pjesë e versionit Beta nuk do të pranohet thotë Nintendo.
Testi Beta vjen para se Mario Kart Tour të publikohet zyrtarisht, dhe për të cilën Nintendo pret të ndodhë gjatë verës.
Fillimisht Nintendo zhvilloi aplikacionin Mario Kart gjatë 2018 dhe vijon ende të jetë mjaft i preferuar.
Krahas Mario Kart Tour, Nintendo gjithashtu pritet të publikojë dhe Dr. Mario Vvorld, e cila përshkruhet si një lojë aksion gjëegjëzë që përfshin Marion.
