13 ditë ka zgjatur arratia e një 23-vjeçarit Mateo Dushi në Korçë. Ai është arrestuar këtë të mërkurë, pasi ishte shpallur në kërkim pasi ka tentuar të vrasë një 41 vjeçar në Korçë, ndërsa ka kërcënuar edhe djalin e tij.
Mateo Dushi ka rënë në pranga bashkë me vëllanë e tij Dhimitri Dadushi, 20 vjeç. Të dy u përfshinë në konfliktin e ndodhur më 10 gusht, por për 23-vjeçarin është vendosur masa arrest me burg, ndërsa vëllai i tij 20 vjeç është në hetim në gjendje të lirë.
23-vjeçaridhe vëllai i tij kanë kanosur shtetasit F. R., 41 vjeç dhe F. R., 22 vjeç (babai dhe djali), për shkak të një konflikti ndërmjet tyre. Gjithashtu, dyshohet se gjatë këtij konflikti, 23-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të 41-vjeçarit, por nuk ka pasur lëndime.
