Kryeministri Edi Rama ka treguar më shumë pas kërkimeve për nxjerrjen e naftës në Shpirag. Rama thotë gjatë konferencës me gazetarët, tha se pas një punë 10-vjeçare shpimi ka arritur në 6002 metra në thellësi të tokës dhe se është prekur një rezervë e madhe naftë e cilësisë së lartë dhe sipas analizave krahasohet me naftën premuim të Arabisë Saudite. Investimi do të nisë me 3 mld euro dhe do të përfundojë me 7 mld euro.
“Rezerva është aty, në 2002 km në thellësi të tokës. Është prekur rezerva pas një eksplorimi shumë të vështirë dhe një investimi masiv të bërë për shkak të thyerjes së përsëritur të sondave, si rezultat i formacionit gjeologjik. Ende nuk është cekur uji, që është nën rezervën, çka prezumon që madhësia e rezervës mudn të jetë edhe më e madhe.
Nuk flasim dot për shifra konkrete. Informacionet në këtë fazë janë jo vetën konfidenciale, por pa marrë rezultatin e testit final që përcakton nëse nxjerrja e kësaj pasurie është e arsyeshme nga pikëpamja financiare. Nëse do ishte më i kushtueshëm se sa përfitimi, kuptohet që rezerva mbetet aty për një kohë tjetër kur teknologjia mund të avancojë në përmasa që sot nuk janë. Edhe pse shell ka përdorur teknologjinë më të fundit.
Testi do nisë në tetor dhe rezultatet bazohen në ndjekjen e qëndrueshmërisë së fluksit që del mbi sipërfaqe. Nafta e zbuluar është e cilësisë më të lartë, hëra e parë që kjo ndodh në vendon tonë. Sipas analizave të bëra në Holandë është naftë e së njëjtës cilësi të naftës premuim të Arabisë Saudite”,-tha Rama.
Testi përfundimtar pritet të nisë në tetor të këtij viti, e ndërsa për kreun e qeverisë nëse gjithçka rezulton e suksesshme, atëherë do të shënohet një pikë kthese për jetën ekonomike të vendit. Rama tha se do të ndikojë në çdo hallkë të shoqërisë. “Përfitimi ekonomik dhe financiar nga kjo pasuri do të ndikojë te pensionet, bilanci i pagesave, do të ndikojë në sistemin e arsimit, shëndetësisë dhe mirëqenien e fëmijëve tanë, sepse ata do të jenë përfituesit më të mëdhenj, nëse ne do ndërtojmë si duhet një fond sovran dhe serioz”, përfundoi ai.
Aktualisht aktiviteti i punës në kantier është përqendruar në vlerësimin e pusit Shpirag 5, si pjesë e Programit Vlerësues të Bllokut 2/3. Rama tha se kërkimet në Shpirag nuk janë të vetmet. Ai tha se ka nisur puna edhe nga kompania e madhe italiane “Eni” në zonën e Dumresë. Edhe në këtë rast, Rama theksoi se të dhënat janë inkurajuese, por jo në të njëjtin nivel si në Shpirag. “Ka filluar eksplorimi i fushës së Dumresë, ku një tjetër kolos, kompania italiane Eni është në punë, dhe aty kemi të dhëna inkurajuese, por puna është në një stad më fillestar sepse kompania hyri në punë para pandemisë, por pandemia solli një bllokim të gjatë të procesit”, përfundoi Rama.
Pas gërmimeve në 6002 metra në thellësi të tokës në Shpirag, është prekur një rezervë e madhe gazi e nafte e cilësisë më të lartë. Testi përfundimtar pritet të nisë në tetor të këtij viti, e ndërsa për kreun e qeverisë nëse gjithçka rezulton e suksesshme, atëherë do të shënohet një pikë kthese për jetën ekonomike të vendit. Ai tha se do të ndikojë në çdo hallkë të shoqërisë.
