Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Makinën mbi digë nuk e “fluturoi” Eldi Allushi, Policia: Dha dëshmi të rremë, shofer shoku i tij

14:00 / August 23, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 11b3a451f5c96585a038ce34c6f19ff4 QE D9Nlnw transformed
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Makina “BMW” që përfundoi te diga e liqenit mëngjesin e së martës, sipas Policisë së Shtetit, drejtues nuk ka qenë Eldi Allushi, 26-vjeçari që pushtoi mediat, por Emiljano Nina. Kjo u mësua pasi Allushi dha dëshmi të rremë për të mbrojtur shokun e tij. “Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi Emiljano Nina, duke drejtuar automjetin “BMW”, në pronësi të shtetasi Eldi Allushi, për shkak të shpejtësisë shumë të lartë, ka humbur kontrollin, për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore, te Liqeni Artificial. Pasagjer në këtë automjet ka qenë shtetasi Jurgen Allushi, i cili pas aksidentit, është larguar bashkë me drejtuesin e automjetit”,-thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Njoftimi

Specialistët e Qarkullimit Rrugor, në vijim të veprimeve procedurale për aksidentin e ndodhur rreth orës 05:15, të datës 22.08.2023, në Rrugën e Kosovarëve, kanë arrestuar shtetasin:

-Eldi Allushi, 26 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Moskallëzim i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”; -kanë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të të lirë për shtetasin Jurgen Allushi, 25 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”; kanë shpallur në kërkim shtetasin Emiljano Nina, 28 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, “Largimi nga vendi i aksidentit”, “Shkatërrimi i pronës”, “Moskallëzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi Emiljano Nina, duke drejtuar automjetin “BMW”, në pronësi të shtetasi Eldi Allushi, për shkak të shpejtësisë shumë të lartë, ka humbur kontrollin, për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore, te Liqeni Artificial. Pasagjer në këtë automjet ka qenë shtetasi Jurgen Allushi, i cili pas aksidentit, është larguar bashkë me drejtuesin e automjetit.

Shtetasi Eldi Allushi ka përkrahur drejtuesin e automjetit dhe ka penguar në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, duke dhënë dëshmi të rreme në lidhje me rrethanat e aksidentit. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një shkop bejsbolli që është gjetur në banesën e shtetasit Emiljano Nina. Policia vijon kontrollet për kapjen dhe arrestimin e këtij shtetasi.

Eldi Allushi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Siguria kibernetike bllokon një pjesë të faqeve në internet nga një alarm global, mund të prekë edhe shërbimet qeveritare

22:00 / October 21, 2026

“Dhuna, armiku i lirisë së të gjithve”, Rama: Dua dialog me këdo që beson se “jam i keq”

20:00 / October 21, 2026

E akuzuar për terrorizëm, Gjykata e Tiranës vendos për ekstradimin e mësueses turke Julide Yazici

16:24 / October 21, 2026

Protestat/ Petro Koçi: Përngjanin me një revoltë të armatosur, studentët të ngriheshin fillimisht kundër korrupsionit të një pjese të pedagogëve

15:20 / October 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.