Mbi 20 turistë raportohet se janë helmuar nga ushqimi që kanë konsumuar gjatë turit me një anije turistike në Vlorë.
Ata janë paraqitur në urgjencën e spitalit Vlorë, për marrjen e ndihmës së duhur shëndetësore.
Sakaq, pritet të ketë edhe një reagim zyrtar nga policia, ndërkohë që kanë nisur hetimet nga Drejtoria e Shëndetit Publik.