Astrit Tota, i cili u arrestua nga autoritetet greke pasi mbylli dhjetëra emigrantë të paligjshëm nga Lindja e Mesme në një rimorkio, ka gjetur rrugën e justifikimit duke thënë se nuk i ka dhunuar ata, por kishte frikë mos e sulmonin.
“Nuk i sulmuam. Ata ishin pranë shtëpive tona dhe pash që po ndiznin zjarr. Sa dëgjuan fjalën policia ndaluan në vend dhe nuk lëvizën fare. Pastaj i morëm i futëm në rimorkio duke pritur policinë. I futëm atje pasi kishim frikë se na sulmonin”, ka treguar ai.
