Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sot mbahet samiti i Bled, Rama dhe Kurti bëhen bashkë në darkën me liderët e rajonit në Slloveni

08:07 / August 28, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1693200011 ramanesllovenimealbinkurtin
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Është dashur një konferencë në Slloveni që të “shkrijë akujt” mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut të Kosovës, Albin Kurti. Ata kanë shtrënguar duart teksa ishin të ftuar në darkën e mikpritjes së Kryeministrit të Sllovenisë, Robert Golob, me kolegët e rajonit në vigjilje të Forumit Strategjik të Bledit. E pranishme në këtë darkë mes liderëve të tjerë është edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut.

Marrëdhënia mes Kurtit dhe Ramës kanë qenë mjaft e tensionuar, madje shumë herë të dy kanë shkëmbyer replika në distancë, ndërsa homologu i tij i Kosovës refuzoi ta takojë kur Rama shkoi në Prishtinë për ta njohur me draftin për asociacionin e komunave në veri që siç tha ia kishte prezantuar kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit të Francës Emanuel Macron.

Konferenca e 18-të ndërkombëtare e Forumit Strategjik të Bled zhvillohet më 28 dhe 29 gusht 2023 nën titullin “Solidariteti për Sigurinë Globale” dhe do të jetë forumi më gjithëpërfshirës dhe përfaqësues global deri më tani. Forumi Strategjik Bled është një projekt ndërqeveritar i Republikës së Sllovenisë, i organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropiane dhe Qendra për Ardhmërinë Evropiane.

Këtë vit për herë të parë transporti hekurudhor falas do të jetë i disponueshëm për pjesëmarrësit e konferencës në linjën Lubjanë-Lesce. Autobusët e përbashkët të transportit do të organizohen nga stacioni i trenit Lesce në vendet e konferencave në Bled.

Forumi i sivjetshëm si në aspektin e përmbajtjes ashtu edhe të pjesëmarrjes, pasqyron aspiratat e Sllovenisë si një anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KSKB) për vitin mandatar 2024-2025. Titulli i Forumit, “Solidariteti për Sigurinë Globale”, është një vazhdim kuptimplotë i sloganit të fushatës së Sllovenisë për KS të OKB-së, “Ndërtimi i besimit – Sigurimi i së ardhmes”.

Edi Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat e dhunshme, Rama publikon videon e ‘studentëve’ në oborrin e PD: Në Universitetin e Dhunës

20:33 / October 24, 2026

Policia publikon pamjet e mjeteve të përdorura në protestë: Gozhdë, molotovë dhe shufra hekuri, apeli për qytetarët të distancohen nga dhuna

20:22 / October 24, 2026

Protestuesit “lumë” fishekzjarrësh në drejtim të policisë, efektivët i kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës

18:31 / October 24, 2026

“Ja edhe mëma e dhunës”/ Rama: PD pasi shkatërroi me maskat e “studentëve”, doli sot për të drejtën e autorit të terrorit urban

15:11 / October 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.