Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

FOTO/ Edi Rama: Akuakultura vlerë e shtuar e ekonomisë blu, rritet në 30 mijë tonë prodhimi i peshkut

11:53 / August 28, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
369790255 856889345806728 1299052799410215347 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Skema mbështetëse ndaj sektorit të peshkimit me teknologji të reja dhe subvencionimin e naftës kanë nxitur rritjen e eksporteve të produkteve të peshkut. Nga ana tjetër edhe akuakultura konsiderohet vlerë e shtuar e ekonomisë blu. Kryeministri Edi Rama thotë se po vijon rritja e niveleve të prodhimit në det me kosha notues.

“Akuakultura si vlerë e shtuar e ekonomisë blu. Vijon rritja e niveleve të prodhimit në det me kosha notues, ku kapaciteti i prodhimit parashikohet të shkojë rreth 30,000 ton, në funksion të eksporteve shqiptare nga Europa në Japoni, si edhe të tregut vendas”,-shkruan Rama.

Sektorit të peshkimit vitet e fundit i janë krijuar një sërë lehtësish fiskale, si heqja e akcizës për karburantin, heqja e taksës së karbonit, zero TVSH për rrjetat, anijet, pajisjet elektronike, zero TVSH frigoriferëve, motorëve të anijeve të peshkimit. Ndërsa investimet, të kombinuara me kërkesën në rritje të tregut të huaj, kanë sjellë rritje progresive të eksportit.

Rritja e eksporteve në këtë segment erdhi pas zgjerimit të investimeve, falë mbështetjes së programeve që adresoi qeveria për financimin e industrisë së peshkut. Rol të rëndësishëm ka luajtur edhe përmirësimi i infrastrukturës në portet e peshkimit, si edhe ndërtimi i markatave të reja për tregtimin e peshkut, që ka shtuar vlerën e këtij produkti në tregje.

Sot eksporti i peshkut ka shënuar një rritje të shumëfishtë. Në krahasim me 2013-ën eksportet janë rritur 4 herë më shumë. Në 2022 u eksportuan mbi 9219 tonë prodhime deti.

Edi Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat e dhunshme, Rama publikon videon e ‘studentëve’ në oborrin e PD: Në Universitetin e Dhunës

20:33 / October 24, 2026

Policia publikon pamjet e mjeteve të përdorura në protestë: Gozhdë, molotovë dhe shufra hekuri, apeli për qytetarët të distancohen nga dhuna

20:22 / October 24, 2026

Protestuesit “lumë” fishekzjarrësh në drejtim të policisë, efektivët i kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës

18:31 / October 24, 2026

“Ja edhe mëma e dhunës”/ Rama: PD pasi shkatërroi me maskat e “studentëve”, doli sot për të drejtën e autorit të terrorit urban

15:11 / October 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.