Juristi Kreshnik Spahiu shprehet se autostradat në Shqipëri ngjasojnë si në gjendje lufte, duke marrë shkas nga prezenca e lartë e efektivëve.
Ai solli në vëmendje se opozita shqiptare propozoi disa ndryshime para dy muajsh me justifikimin se donte te fitonte votat dhe kështu përgjysmoi sanksionet për shkelje të rregullave të kodit rrugor.
“Për ata që nuk e dinë, për çdo shkelje, ndëshkimet e kodit rrugor janë përgjysmuar. Por lind pyetja: mbas ndryshimit në kodin rrugor mbi lehtësimin e dënimeve për shkelësit, a kemi përmirësim apo përkeqësim në qarkullimit rrugor?”, deklaroi Spahiu.
