23 vjeçari Klajdi Bitri iku nga kjo botë pasi u vra padrejtësisht, kur u fut në një sherr për të ndihmuar shokun e tij italian. Babai i tij, Agim Bitri bën thirrje për ti ndihmuar në sjelljen e trupit e të birit nga Italia, sepse ata nuk kanë mundësi financiare. “Fatkeqësi e madhe! Nuk ia uroj as hasmit! Kërkoj drejtësi për fëmijën tim. Gruaja nuk e di ende, e kemi në spital, i kam thënë që është rëndë. Shteti të më ndihmojë të sjell trupin këtu. Autori të dënohet”,-thotë ai për gazetarët.
Postime te ngjashme
Add A Comment
