Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kurti takon Lajçak, bisedohet për raundin e ri të dialogut në shtator

12:45 / August 29, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
KURTI 1280x720 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bisedoi me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, për raundin e ri të dialogut të nivelit të lartë, që pritet të mbahet në shtator. Kurti dhe Lajçak u takuan në kuadër të Forumit Strategjik të Bledit që po mbahet në Slloveni.

“Zhvillova një takim të rëndësishëm me kryeministrin Kurti në Bled. Temë kryesore e takimit ishin përgatitjet për një takim të ri të nivelit të lartë në në shtator, me fokus në normalizimin e raporteve dhe zbatimin e marrëveshjes së 3 qershorit”, shkroi Lajçak në platformën X.

Deklarata e 3 qershorit e liderëve të Bashkimit Evropian ka të bëjë me kërkesat kyçe të bllokut evropian për Kosovën dhe Serbinë, lidhur me zbutjen e tensioneve në veri dhe rikthimin e palëve në dialog.

Për shkak të mospërmbushjes së kërkesave, BE-ja ka vendosur disa masa ndëshkuese ndaj Kosovës, të cilat janë ende në fuqi. Sakaq, kryeministri Albin Kurti mësohet të ketë thënë se situata në veri është shtensionuar dhe se nuk do të përshkallëzohet sërish. Në një njoftim theksohet se Kosova po punon për legjislacionin e zgjedhjeve të parakohshme, të cilat siç thuhet, duhet të paraprihen nga një fushatë e hapur, pa frikësime e shantazhe.

kurti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zelensky shkarkon komandantin e përgjithshëm të ushtrisë ukrainase

22:52 / July 21, 2026

Irani paralajmëron Bullgarinë që të mos e lejojë SHBA të përdorë bazat e saj

22:30 / July 21, 2026

Europol godet rrjetin e trafikimit të emigrantëve në Ballkan, 7 të arrestuar në operacionin ndërkombëtar

22:09 / July 21, 2026

Paralajmërimi i Trump: SHBA do të godasë shumë shpejt zonën pranë Malit të Kazmës në Iran

21:44 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.