Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Shtrohet Rruga e Agallarëve në Farkë, Veliaj: Ky është mandati i investimeve në periferi. I japim vlerë çdo prone

13:18 / August 29, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2023 08 29 at 12.57.49
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Rruga e Agallarëve” në Farkë po rikonstruktohet nga Bashkia e Tiranës, me sinjalistikën e nevojshme dhe rrjetet e kanalizimeve të ujërave të bardha e të zeza. Kjo rruge, e cila ishte një kërkesë e banorëve, i shërben jo vetëm kësaj lagjeje, por edhe 3 fshatrave të Lundrës, Farkës së Vogël dhe Farkës së Madhe, duke i lidhur ato me Unazën e Madhe dhe Tregun e ri Agroushqimor.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ky investim do të rrisë më tej vlerën e pronës. “Rruga e Agallarëve lidh dy zona të banuara të Farkës. Është një kreshtë në një kodrinë, ku shohim Tiranën, shohim kullat, shohim Tiranën urbane, pra është një lloj ballkoni, një kurriz mbi Tiranë. Por, ju garantoj se, ashtu siç ka ndodhur me të gjitha investimet që kemi bërë në Farkë, ku kemi pasur 3-4-fishim të vlerës së pronës, me të mbaruar ky projekt, jam kurioz të matni sa ishte prona përpara se të bëhej Rruga e Agallarëve dhe sa është prona sot”, tha ai.

Duke investuar në periferi, shtoi Veliaj, edhe trafiku i kryeqytetit zhvendoset nga qendra. Ai nënvizoi se vetëm në Farkë, bashkia po punon në 3-4 kantiere të tjera, ndërkohë që kantieret më të mëdha janë ato arsimoret, ku këtë vit do të hapen për herë të parë 10 shkolla të reja.

Kryebashkiaku tha se ky mandat është fokusuar në periferi. “Ajo që kam premtuar publikisht është, se ky do të jetë një mandat i periferive, i rrugëve kapilare, i rrugëve të lagjeve, i zonave kufitare, ku lidhet Fresku me Njësinë 4, ku lidhet Kombinati me lagjen “Rilindja”, (lagjen Nr.14), ku lidhet Shkoza me Njësinë 1. Po të shikoni, jemi duke punuar në zonat periferike. Ambicia ime është që ta lëmë këtë qytet me të njëjtin dinjitet investimesh dhe të njëjtën pastërti dhe të njëjtën cilësi infrastrukture si në qendër, ashtu edhe në periferi. Ndaj, besoj se këto investime që kemi bërë në zonën e Farkës, që kemi bërë në Vaqarr, që kemi bërë në Ndroq, që sapo bëmë në Zall Herr, me liqenin e bukur të Çerkezës, që me shumë gjasë do konkurrojë si ‘agallarët e vjetër’ edhe ‘agallarët e rinj’, sapo të ketë mbaruar dhe jetë konturuar dhe të fillojnë investimet e para. Unë besoj se kjo garë është e shëndetshme, është një garë për investime, një garë për ta çuar Tiranën përpara” deklaroi kreu i Bashkisë.

WhatsApp Image 2023 08 29 at 12.57.44

Erion Veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

35-vjetori i PS në Vlorë/ Rama mbledh socialistët në Sheshin e Flamurit: Investimi 4 miliardë dollarë në Zvërnec do të jetë bekim për gjithë Shqipërinë

20:40 / June 5, 2026

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, kryeministri Rama takon homologun holandez

13:24 / June 5, 2026

Protesta për Zvërnecin, Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët

12:40 / June 5, 2026

Rama nga Mali i Zi: BE të mos vonojë integrimin, të kalojë te anëtarësimi gradual

12:38 / June 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.