Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Të afërmit thanë se komedia ‘vrau’ Qazim Mulletin dhe familjen e tij. Reagon aktori Astrit Çerma: Gomar ti, gomar kush të pruni

16:56 / August 29, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Aktori Astrit Cerma ne rolin e Prefektit me regji te Xhelal Bilalit
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Riatdhesimi i eshtrave të ish-prefektit të Tiranës Qazim Mulletit, ka ngjallur sërish debate. Palët janë të ndara, në ata që e konsiderojnë si figurë patriotike dhe intelektuale, e të tjerë që e etiketojnë si kolaboracionist për shkak se ishte nënpunës i lartë gjatë nazi-fashizmit. Në një intervistë për Report tv, mbesa e tij,, Fatbardha Mulleti u shpreh se komedia “Prefekti” e Besim Levonjës, shënoi jetën e familjarëve të tij, duke i bërë objekt tallje djalin e vetëm dhe bashkëshorten, me këtë pjesë dramaturgjike që ajo e konsideron tërësisht të tjetërsuar. Më tej tregoi se autori i komedisë, të cilin vetë Qazim Mulleti kishte ndërhyrë për ta shpëtuar nga burgu i Tiranës, nuk kishte komunikuar asnjëherë me ta, por as artistët e tjerë nuk kërkuan kurrë falje. Opinioni edhe në këtë pikë është i ndarë, duke konsideruar se artistët nuk duhet të lidhen me ccështjet politike të kohës. Një nga aktorët që ka luajtur në komedinë “Prefekti” është Astrit Çerma, i cili ka reaguar si më poshtë lidhur me lojën e tij aktoriale në këtë pjesë.

“E kam luajtur ‘Prefektin’ rreth 100-150 herë. Ndofta edhe më tepër, sepse vetëm në skenën e Skampës me sa mbaj mend ishin mbi 120 shfaqje. Nga këto përjashto 14 shfaqje ku luajti i nderuari Hysen Biza dhe ku të dy ishim dublantë në dy rolet e Qazimit dhe memecit..Komedia fillonte me leximin e traktit:

O Qazim more Qazim,

Puna jote aferim.

Gomar ti, gomar kush të vuni

Sot a nesër valon druni..

Tani s’na mbete gjë tjetër veç ta fillojmë KOMEDINË me tjetër “trakt”:

O Qazim, more Qazim,

Ardhia jote veç na nxinë,

Gomar ti, gomar kush të pruni,

Prap se prap mbetesh tek..huni…’, shkruan aktori në mediet sociale.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Filmi i animuar shqiptar ‘Zemërimi i shkronjave’ do të restaurohet pas 45 vitesh/ Një mesazh për fëmijët mbi dashurinë për gjuhën shqipe

13:04 / November 2, 2026

Ulen temperaturat në Shqipëri, dëbora e parë zbardh Kukësin dhe bjeshkët e Gjalicës

10:32 / October 28, 2026

Subvencionimi i qirasë mujore nga shteti, zv. ministri Musabelliu/ Si do funksionojë skema dhe kush përfiton

11:06 / October 26, 2026

Kompensimi për arsimin nga DIVA: Tatimet drejt përfundimit të verifikimit për 2 mijë aplikimet e fundit

15:55 / October 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.