Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në aksin rrugor Pogradec-Tushemisht. Makina tip “Audi” me drejtues shtetasin E. Xh. është përplasur me automjetin tip “Benz”, me drejtuese shtetasen E. M.
Për pasojë, janë plagosur 3 persona, një i ri 22-vjeçar dhe 2 vajza 25-vjeçare. Këto dy të fundit kanë qenë në të njëjtin mjet.
Të plagosurit u transportuan në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia është në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave, dyshohet që shkak të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara.
