Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Parashutistët rusë kundër ndryshimit të ngjyrës së uniformës

21:41 / April 27, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
parashut
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Katër kadetë parashutistë rusë, janë përjashtuar nga radhët e ushtrisë pasi protestuan kundër ndryshimit të ngjyrës së uniformës nga bojë-qielli në jeshile. Ngjarja ndodhi në shkollën prestigjioze të luftës në Riazan.

Rreth 40 kadetë parashutistë të shkollës prestigjioze të luftës në Riazan, e cila përgatit parashutistë, protestuan kundër ndryshimeve që i janë bërë uniformave të tyre. Ata sfiduan para monumentit të themeluesit të ushtrisë së parashutistëve, gjenerali Margelov, duke hequr gradat nga supet dhe duke i hedhur në këmbët e monumentit. Në disa nga gradat shkruheshin kritika ndaj komandos së ushtrisë, por kërkohej dhe falje pasi nuk arritën të mbronin ngjyrën bojë-qielli të uniformës.

Protesta u nis pas vendimit për të zëvendësuar ngjyrën bojë-qielli me jeshilen e errët. Gjenerali Margelov është miti i të gjithë para ushtarakëve rusë, themelues i ushtrisë së parashutistëve dhe krijues i uniformës klasike në ngjyrë bojë-qielli. Shkolla e luftës Riazan është më antikja në Rusinë modern. U krijua në vitin 1918 si shkollë për komandantët e Rojeve të Kuqe, më pas e transformuar në shkollë lufte për parashutistët. Një vit më parë ajo festoi 100 vjetorin e krijimit. Komandanti aktual i ushtrisë së parashutistëve, gjenerali Shamanov, deklaroi se kishte përjashtuar katër kadetë për mosbindje dhe shkelje të disiplinës.

Parashutistë ruse
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Iran/ Cisterna me mbi 2 milionë fuçi naftë merr flakë

09:11 / October 17, 2026

Trump “ngrin” sanksionet e reja ndaj Rusisë, vetëm një muaj pasi i miratoi

09:03 / October 17, 2026

Vetëm pesë ditë në detyrë, shkarkohet zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë

21:38 / October 16, 2026

Ukraina do të transportojë organet për transplantim me dronë për të kursyer kohë

19:58 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.