Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Maturantët vijojnë regjistrimin në Universitete

13:18 / August 30, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 137
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Që prej ditës së djeshme deri më 11 shtator maturantët fitues do të kenë mundësi të regjistrohen për raundin e parë në universitete. Për këtë vit Fakulteti i Ekonomisë është më i preferuari nga maturantët, 43% prej tyre, kanë aplikuar për të qenë pjesë e këtij fakulteti.

Të rinjtë janë orientuar nga tregu i punës, duke bërë një studim të tij, për të parë se çfarë ofrohet më së shumti. Regjistrimet do të jenë në dy raunde dhe do të zgjasin deri në 21 shtator. Nga 32 mijë kuota, vetëm 19 600 maturantë kanë aplikuar në fazën e parë.

Regjistrimet në universitete këtë vit do të jenë me dy raunde dhe jo 3 siç ishte vitin e shkuar. Regjistrimi do të bëhet online për dy raundet e para dhe në përfundim të tyre, në programet e studimit ku kanë mbetur kuota të lira pranimi, kandidatët që kanë aplikuar në U-Albania mund të vijojnë të regjistrohen drejtpërdrejtë në universitete deri në plotësimin e gjitha kuotave.

Kandidatët fitues regjistrimin e bëjnë pranë sekretarive mësimore të fakulteteve përkatëse, ku duhet të dorëzojnë dokumentin e identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë). Në dosje mbahet vetëm fotokopja; fotokopja e noterizuar e diplomës së Maturës Shtetërore ose dëftesa e pjekurisë, së bashku me certifikatën e notave ose një dëftesë/diplomë tjetër studimi të fituar jashtë vendit dhe të njësuar në MASR, si dhe mandati i pagesës së tarifës së regjistrimit dhe deklaratën, e cila plotësohet nga aplikanti në prani të punonjëses së sekretarisë mësimore të IAL-së dhe që nënshkruhet nga aplikanti dhe nga punonjësja e sekretarisë.

universitete
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kroçiera luksoze “Le Boréal” në portin e Sarandës, mbërrijnë 200 turistë

12:42 / May 30, 2026

Revista spanjolle: Shqipëria në qendër të udhëtimit magjepsës në Ballkan

08:44 / May 30, 2026

”El Pais”: Sharmi i përjetshëm i Shqipërisë turistike

09:17 / May 29, 2026

MSN: Shqipëria mes destinacioneve më të mira “të fshehura” në Evropë

09:28 / May 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.