Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Balla homazhe për ndarjen nga jeta të Naim Hyskës. Si u qëllua në kokë efektivi i policisë në 2011-n në prani të djalit të tij

17:20 / August 30, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1ff11dc7adfc4b82b79d269cfcd1bdca
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka zhvilluar homazhe për ndarjen nga jeta të ish-oficerit të Policisë Rrugore Tiranë, Naim Hyska, i cili u qëllua për shkak të detyrës në vitin 2011.

Balla u shpreh se është e papranueshme që edhe pas 12 viteve ende nuk është vendosur para drejtësisë autori i kësaj ngjarje. Ndërsa theksoi se nuk do të lejojë më që dosje si kjo, e vrasjes së një punonjësi policie nga keqbërësit apo dosje të tjera të rënda t’i mbulojë pluhuri i harresës.

“Lamtumirë ish-oficerit të Policisë Rrugore Tiranë Naim Hyska, i cili mbeti i plagosur rëndë më 24 Dhjetor 2011 dhe prej atij momenti luftoi me vdekjen, ndërsa të gjithë shpresonim të rikthehej përsëri mes familjes dhe Policisë së Shtetit. Por fatkeqësisht nuk ia arriti dot.

Oficeri i Sallës Operative të Policisë së Qarkullimit Rrugor Tiranë u qëllua për shkak të detyrës në mbrëmjen e Krishtlindjes 2011, kur ndodhej në makinë bashkë me djalin 12 vjeç fare pranë kryqëzimit të “21 Dhjetorit”.

Është e papranueshme që edhe pse kanë kaluar pothuajse 12 vjet ende Policia e Shtetit dhe Prokuroria nuk kanë vendosur para drejtësisë autorin/autorët e kësaj ngjarje të rëndë.

Policia i ka shërbyer dhe i shërben me devotshmëri atdheut dhe qytetarëve, përplaset çdo ditë me kriminelë e keqbërës. Por nuk mund të pranoj dot që dosje si kjo e vrasjes së një punonjësi policie nga keqbërësit apo dosje të tjera të rënda t’i mbulojë pluhuri i harresës. Këtë nuk do ta lejoj!”, është shprehur Balla.

Pas plagosjes në vitin 2011, oficeri i policisë Naim Hyska nuk mundi të rikthehej në detyrë, për shkak të dëmtimeve të marra gjë të cilat i kushtuan edhe jetën.

Oficeri i Sallës Operative të Policisë Rrugore të Tiranës u qëllua me armë mbrëmjen e Krishtlindjes në vitin 2011 kur ndodhej në makinë bashkë me djalin e tij 12 vjeç.

Ngjarja e rëndë ndodhi në një rrugicë fare pranë kryqëzimit të “21 Dhjetorit” në Rrugën së Kavajës në Tiranë, teksa efektivi i Policisë Rrugore, Naim Hyska, po kthehej me makinë për në banesë me djalin e tij.

Kur po i afrohej shtëpisë, në kohën kur makina ka qenë duke lëvizur në një rrugicë dytësore me mjete të parkuara në njërën anë të saj, është shfaqur edhe atentatori.

Duke përfituar nga errësira dhe nga distanca e afërt, autori i ngjarjes qëlloi në drejtim të efektivit duke e lënë të plagosur rëndë.  

Që nga momenti i plagosjes ai qëndroi në Spitalin Ushtarak, por si rrjedhojë e rëndimit të gjendjes shëndetësore ai u dërgua me avion drejt Greqisë. Sipas bluzave të bardha polici kishte goditje të rënda në tru gjë që vështirësoi edhe kushtet e tij shëndetësore. Ai luftoi për 12 vite me vdekjen duke mos ia dalë dot mbanë, ndërsa sot iu dha edhe lamtumira e fundit. 

Megjithëse për atentatin ndaj efektivit të policisë janë shoqëruar dhjetëra persona në polici, deri më sot nuk është zbuluar ende se cili është autori i ngjarjes së rëndë.

Naim Hyska Tiranë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Operacion antidrogë në Devoll/ Hodhën nga makina qesen me kanabis para arrestimit, pranga dy të rinjve

09:48 / September 1, 2026

Makina përfundon në kanal pranë Spitalit Memorial të Fierit, plagosen 3 persona, drejtuesi në gjendje më të rëndë

18:41 / August 31, 2026

37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, motra mes lotësh: Dua drejtësi

16:39 / August 31, 2026

KAS la në fuqi mandatin e kryetarit të Bashkisë së Kuçovës

15:55 / August 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.