Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Dosja “Metamorfoza”, Apeli lë në burg të arrestuarit, që nga biznesmeni i njohur Gjoka

10:30 / August 31, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
aksioni spak 1280x720 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata e Posaçme e Apelit refuzon kërkesën për liri të të arrestuarve të operacionit “Metamorfoza”. Biznesmeni Pëllumb Gjoka, ish-shefi i Forcave Operacionale Oltion Bistri, ish-kryeprokurori i Kukësit Xhevahir Lita, ish-polici Ardit Hasanbega, Edmond Preka ankimuan vendimin e shkallës së parë që i la pas hekurave. Por Gjykata e Posaçme e Apelit nuk e miratoi kwrkeswn e tyre.

Një ditë më parë, SPAK nisi hetimin pasuror për të arrestuarit, të cilët akuzohen se vepronin si grup i strukturuar kriminal. Përveç 12 veprave penale të cilat po hetohen nga SPAK, paralelisht po zhvillohet një hetim pasuror për personat e përfshirë në këtë dosje, për të verifikuar pasuri që mund të kenë pasuri që buron nga veprimtaria kriminale.

Prokuroria kërkon informacione nga banka të nivelit të dytë dhe institucione shtetërore për ish-shefin e operacionales, prokurorinë e Kukësit dhe të tjerë persona që dyshohet se kanë planifikuar krime, deri në vrasje përmes ndërhyrjeve dhe pagesave të majme.

Gjoka dhe të dyshuarit e tjerë, kanë pretenduar se nuk kanë përdorur asnjëherë aplikacion Sky dhe se nuk kanë asnjë lidhje me kodet që pretendon SPAK. Gjatë operacionit policia ndërmori një aksion të shtrirë në disa zona të vendit, ku u ushtruan 16 kontrolle në banesa dhe u sekuestruan para, armë, maska e kamera. Ky grup kriminal akuzohet për vrasje, plagosje dhe një sërë krimesh të tjera.

Metamorfoza
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Korçë/ Digjet automjeti, gjendet i pajetë një 66-vjeçar brenda, dyshohet se u vetëdogj

09:40 / July 21, 2026

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026

Të shtëna me armë në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali

21:21 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.