Gjykata e Posaçme e Apelit ka refuzuar kërkesën për liri të të arrestuarve të operacionit “Metamorfoza”. Biznesmeni Pëllumb Gjoka, ish-shefi i Forcave Operacionale Oltion Bistri, ish-kryeprokurori i Kukësit Xhevahir Lita, ish-polici Ardit Hasanbega, Edmond Preka ankimuan vendimin e Shkallës së Parë që i la pas hekurave.
Avokati Ylli Manjani, në një prononcim për median jashtë gjykatës e quajti të papranueshme dhe se do i drejtohet gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese.
“Gjykata nuk arrin të jetë në nivelin e kolegeve në perëndim. Edhe si minsitër jam shprehur kundër arresteve për show. Nëse duan të hetojnë të hetojnë por me këtë standard nuk keni parë gjë akoma. Pëllumb Gjoka nuk ka një akuzë zyrtare, asnjë! Nuk është i pandehur është persona në hetim. Shprehja e shokut Enver i gjithë populli ushtar do të bëhet i gjithë populli në burg”,-tha Manjani.