Një grup qytetarësh kanë dalë në protestë para Presidencës kundër vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila ka lënë në fuqi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Dritan Goxhajn, ish anëtar i UÇK-së, i arrestuar me urdhër të Gjykatës Speciale.
Gjatë protestës qytetarët janë shprehur se Goxhaj është i pafajshëm, ndërsa kanë kundërshtuar ekstradimin e tij.
“Me Goxhajn krenohet Labëria, Çamëria, Dardania, ju burgosi Shqipëria”, është ky slogani i kësaj protestë që shoqëron qytetarët.
Avokati apeloi në Apel masën ‘arrest me burg’ për Goxhajn, që u vendos ditë më parë nga gjykata, por kjo gjë u refuzua.
