Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Tranjeri i Klemendit merr shtetësinë shqiptare, Veliaj: Qytetar i mirë është ai që flet mirë për vendin e tij

13:27 / September 1, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2023 09 01 at 13.21.57
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Katër shtetas të rinj, tre prej të cilëve nga Kosova, u betuan dhe morën nënshtetësinë shqiptare në një ceremoni të organizuar nga Bashkia e Tiranës. Mes tyre dhe Driton Kuka, trajneri kampion olimpik i Majlinda Kelmendit në xhudo që ka nxjerrë kampione bote dhe europe. Kryebashkiaku Erion Veliaj, në fjalën e tij, tha se për të qenë një nënshtetas i mirë sot nuk kërkohet ndonjë sakrificë, por mjafton të jesh një qytetar i mirë dhe të flasësh mirë për vendin tënd. Ai nënvizoi se Shqipëria dhe Kosova po njohin sot ditët e tyre më të mira, duke e vënë theksin në numrin e madh të turistëve të ardhur në Tiranë, e të mediave që flasin mirë për vendin tonë.

“Sot nuk janë gjërat perfekte as në Shqipëri, as në Kosovë, por di të them se po jetojmë ditët tona më të mira. Pasi të bëni betimin si shtetas shqiptarë do të dilni nga kjo zyrë dhe do të shikoni Sheshin “Skënderbej”, që mban emrin e heroit tonë, njerëz që flasin çdo gjuhë. Sot po jetojmë ditët më të mira, ku në Tiranë nuk ka vend për hotele. Po jetojmë ditët tona më të mira kur krejt mediat botërore, falë edhe çikave tona në sport dhe muzikë, po flasin kaq mirë për vendin tonë. Ndonjëherë, ne harrojmë të flasim aq mirë për vendin tonë, por sikur secili prej nesh të flasë nga goja e tij me të njëjtën gjuhë prej mjalti, që flet secili prej turistëve kur intervistohet në rrugë, me dashuri për Shqipërinë, do ishim edhe më mirë,” u shpreh ai.

“Unë besoj se ky është një moment për të reflektuar e për ta trajtuar pasaportën e Shqipërisë, jo vetëm si një leje kalimi për të thjeshtuar pak kufijtë, as si një kartolinë për ta vendosur në mur si medalje, por si nënshkrimi i një misioni dhe i të qenit e një skuadër, se ku rrëzohemi bashkë, edhe ngrihemi bashkë, jemi më të fortë,” e mbylli Veliaj fjalën e tij.

WhatsApp Image 2023 09 01 at 13.21.57
WhatsApp Image 2023 09 01 at 13.22.02
WhatsApp Image 2023 09 01 at 13.22.07

Erion Veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Seanca plenare nis me 1 minutë heshtje në nderim të akademikut Emin Riza

10:48 / July 23, 2026

Berisha thirrje demokratëve t’i bashkohen protestës: Zero ndikim nga thirrjet “Berisha në burg”

14:57 / July 22, 2026

Qeveria miraton mbështetje për familjet e policëve të rënë në detyrë, javën e ardhshme vendos për dërgimin e oficerëve në Gaza

14:12 / July 22, 2026

Mungesa e Hitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore, debat i ashpër, përplaset mazhoranca me opozitën

14:02 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.