Një zjarr i madh ka rënë këtë të premte në pyllin e Sodës në Vlorë.
Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës. Bëhet me dije se zjarri është afruar pranë banesave e disa bizneseve aty pranë, duke i rrezikuar ato.
Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërsa dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.
