Kodi Rrugor detyron të paktën këdo të japë ndihmën e parë mjekësore në rast të një aksidenti me dëme në njerëz.
Gazetari i kronikës, Arsen Rusta shkruan se më 25 mars 2019 ishte fatkeq për të ndjerin nga Elbasani i cili rrëzohet nga biçikleta dhe humb jetën nën rrotat e kamioncinës.
Por këto pamje janë aq të rënda sa më tepër se aksidenti me pasoja vret indiderenca e tre qytetarëve që të shohin duke vdekur dhe vazhdojnë rrugëtimin!
“Masivisht ne shqiptaret ankohemi ai s’të ndihmon, ai nuk kujdestet, shteti është indiferent. Por kjo sëmundje ka kaluar përmasat njerëzore. Si mund të shohësh dikë duke vdekur e as të ta ndjejë!
As të nxjerrësh telefonin të marrësh policinë, ambulancën, apo t’i shkosh pranë për të shkëmbyer të fundit fjalë.
Por është jetë njeriu more aman.
Fati është kryenecc, në këtë pamje mund të jetë kushdo, por sjellja dhe reagimi diferencon humanët nga ….
Zotria iku nga kjo botë duke lënë pas qënie humane që janë më të këqinj se vdekja, janë indiferentë me të”, shkrun Rusta.
