Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kryeministri i Spanjës: Lojtaret dhanë një mësim pas puthjes në Kupën e Botës

16:46 / September 2, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
iokk
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka thënë të shtunën se futbollistet e shtetit të tij “i kanë dhënë mësim botës”, duke protestuar pas puthjes së shefit të federatës Luis Rubiales në Kupën e Botës.

“Lojtaret tona kanë fituar dy herë, herën e parë në fushë, dhe tani duke i dhënë mësim botës, mësim për barazinë në mes të burrave dhe grave”, ka thënë Sanchez.

Futbollistja spanjolle Jenni Hermoso u është bashkuar protestave masive të lojtareve gra javën e kaluar, duke thënë se ajo nuk ka pranuar të puthet nga shefi i suspenduar i Federatës spanjolle Rubiales, pas fitores që kanë shënuar futbollistet spanjolle në kampionatin Kupa e Botës.

Sanchez, duke folur nga Mallaga, e ka duartrokitur qëndrimin e lojtareve.

Në një deklaratë të lëshuar javën e kaluar, futbollistet kanë thënë se nuk do të pranojnë të marrin pjesë në asnjë garë ndërkombëtare nëse në krye të Federatës së Futbollit të Spanjës do të jetë udhëheqësja aktuale.

Rubiales, 46-vjeçar, ka refuzuar të japë dorëheqje, duke provokuar zemërim në masë.

Sanchez ka thënë se Spanja është shtet feminist dhe gratë marrin vendime.

Të premten, gjykata për sporte në Spanjë, është pajtuar për ta hetuar Rubialesin për puthjen, pasi ai ka insistuar se do ta “dëshmojë të vërtetën”.

Qeveria ka nisur ankesë kundër Rubialesit përmes Këshillit Kombëtar për Sporte, duke e akuzuar për shkelje “shumë serioze”.

Rubiales është pezulluar nga Federata Botërore e Futbollit (FIFA) për 90 ditë, derisa ndaj tij të vendoset për masa disiplinore./ Rel

Kupën e Botës Spanjës
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.