Një 26-vjeçar egjiptian ka rënë nga një lartësi teksa po punonte në një ndërtesë në rrugën “Papa Gjon Pali II” në Tiranë. Mësohet se i riu ka pësuar lëndime dhe ndodhet në spital duke marrë ndihmë mjekësore.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak Më datë 02.09.2023, në rrugën “Papa Gjon Pali II”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi egjiptian A. M., 26 vjeç. Si pasojë 26-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.