Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shkaba e zezë rishfaqet në Shqipëri pas 112 vitesh

11:31 / April 28, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
58430293 2240987315947931 5220958044539584512 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shkaba e zezë (Aegypius monachus) është rishfaqur në Shqipëri duke ringjallur shpresat për rivendosje të saj në vend.

Raportimet për praninë e këtij lloji në Shqipëri, sipas literaturës ekzistese, kanë qenë tejet të rralla duke dëshmuar se prania e saj ka qenë thuajse e pazakontë.

Në 1857, Lilford jep të dhëna për praninë e shkabës së zezë në Butrint (Sarandë). Ekzaktësisht gjysëm shekulli më vonë, Lodge (1907) raporton se ka parë një individ në Durrës. Shumë vite më pas, fillimisht Zeko në 1963 dhe më vonë Nowak në 1989 konfirmojnë praninë e këtij lloji si të përhershëm por pa ofruar të dhëna specifike mbi shpërndarjen dhe madhësinë e popullatës.

Tanimë, pas afro 112 vitesh, dy individë,të këtij lloji të pajisur me gjurmues satelitor kanë vizituar vendin tonë në dy data të ndryshme:

Fillimisht, me 29 mars në Shqiperi kalon “Chrysoula”, një individ i ri markuar në nentor 2017 në Dadia, Greqi nga Autoritetet Menaxhuese të Parkut Kombëtar, ËËF-Greqi dhe Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Shpendëve (BSPB) në kuadër të projektit “Ruajta e shkabës së zezë dhe shkabës në zonën ndërkufitare të Maleve të Rodopit”. “Chrysoula” hyri në Bilisht, kaloi mbi Ostrovicë dhe Memaliaj, iu afrua qytetit të Vlorës dhe zbriti në jug nëpër lumin e Vlorës deri sa kaloi në Greqi. Ndiqni në figurat shoqëruese udhëtimin e Chrysoula-s në Shqipëri.

Pak ditë më vonë, më 23 prill 2019, shfaqet në Shqipëri “Riga”, një tjetër shkabë e zezë, lëshuar në vitin 2018 ne Kotel, Bullgari nga Fondi per Florën dhe Faunën e Egër, në kuadër të projektit “Rikthim i Shkabave”. Riga erdhi nga Konica, në Greqi, kaloi në Përmet nëpër luginën e Vjosës, përshkoi pjesën lindore të Shqipërisë për të kaluar në Kukës e më pas në Prizren (Kosovë), qëndroi në Uvac, Serbi dhe u kthye serish në Kotel, Bullgari. Ndiqni në figurat më poshtë udhëtimin e Riga-s në Shqipëri!

  • 58383171 2240987249281271 999291933178200064 n
  • 58430293 2240987315947931 5220958044539584512 n
  • 58461847 2240987365947926 8152684600322162688 n
  • 58462515 2240987322614597 240098618990657536 o

Aegypius monachus Shkaba e zezë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Këngëtari Kanye West pritet në Kryeministri nga Rama dhe ministri Gonxhja pak para koncertit në Tiranë

18:40 / July 11, 2026

Rama: Kemi pasur sukses në negociatat me BE! Tre kapitujt e parë i mbyllim me 14 korrik

17:37 / July 11, 2026

Ura e Vashës kthehet në destinacionin e preferuar të fundjavës/Monument kulture, histori tre shekullore mbi lumin Mat

14:26 / July 11, 2026

“Po me Rozafën çfarë keni o patriota”, sulm online edhe Kalasë së Shkodrës, Rama: T’i përzëmë të huajt dhe të kthehemi tek koha kur hanim njëri-tjetrin?

13:54 / July 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.