Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama: Kemi pasur sukses në negociatat me BE! Tre kapitujt e parë i mbyllim me 14 korrik

17:37 / July 11, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama 5 1024x683 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i qeverisë, Edi Rama, ishte i pranishëm në Jalë për një bashkëbisedim me rreth 150 të rinj nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, në kuadër të aktivitetit #RinCamp2026.

Pjesë e diskutimeve ishin zhvillimet e fundit në vend, përfshirë këtu dhe protestën e cila ka zgjatur më shumë se një muaj.

Rama u shpreh se algoritmet favorizojnë përmbajtjet që nxisin zemërim, konflikte dhe skandale, duke bërë që ato të përhapen më shpejt se informacioni i saktë dhe lajmet pa sensacion.

“E vërteta është që algoritmi ka një rol jashtëzakonisht të madh në përcaktimin e koloritit të jetës sonë, për sa kohë ne e kemi jetën të lidhur me botën virtuale dhe me ekranin e telefonit. Kjo nuk do të thotë se algoritmi vjen tek ne me idetë e veta apo se algoritmi përcakton arsyen pse ne bëjmë një veprim, apo një veprim tjetër. Kjo do të thotë se algoritmi është një amplifikator i jashtëzakonshëm i zemërimit, pakënaqësisë, i çdo gjëje që ka prirje të shkojë drejt skandalit, drejt surprizës, për keq. Natyrisht kjo lidhet edhe me natyrën njerëzore, nuk është thjesht çështje e jona. Është kudo. Janë tanimë të pafundme studimet që janë bërë për algoritmin, për rrjetet sociale dhe është e qartë nga çdo studim që është bërë për këtë arsye, që gënjeshtra, akuzat, skandalet, çdo gjë që shkon në drejtim të amplifikimit të energjisë negative, ka një shtrirje shumë më të gjerë e shumë më të thellë në kanalet sociale sesa informacioni, e vërteta, lajmi që nuk ka brenda bujë”, u shpreh Rama.

Ai sqaroi se nuk e ka cilësuar algoritmin si shkak të protestave, por si një faktor që amplifikon zhurmën, negativitetin dhe përhapjen e përmbajtjeve të manipuluara. Kryeministri tha se protestat kanë shkaqe reale që lidhen me shqetësimet e njerëzve dhe se qeveria duhet të kuptojë mesazhet dhe arsyet që i çojnë qytetarët në protesta.

“Thënë këto, unë nuk kam thënë që algoritmi ishte arsyeja e protestës. S’është diçka që e kam thënë. Është e padiskutueshme që protesta ka arsye që janë arsye që lidhen me të përditshmen e njerëzve dhe patjetër që ato arsye janë të qenësishme për t’u kuptuar dhe për t’u lexuar si duhet, por algoritmi ka impakt të jashtëzakonshëm në amplifikimin e zhurmës, në amplifikimin e negativitetit, në amplifikimin e të gjitha atyre nxitjeve që vijnë në formën e videove të manipuluara, në formën e lajmeve të gënjeshtërta, të cilat i japin patjetër karburant, nëse mund ta quajmë, ose i hedhin benzinë një zjarri që natyrisht nuk është ndezur nga algoritmi, është ndezur nga njerëzit. Kjo është ajo që unë kam thënë, ashtu sikundër nga ana tjetër është e padiskutueshme që çdo protestë ka brenda një mesazh ose më shumë se një mesazh, cilado qoftë arsyeja, ose cilido qofshin ata që dalin në një protestë. Protesta në vetvete mbart mesazhe dhe patjetër që detyra ime është të kuptoj sa më mirë mesazhin që mbart protesta. Patjetër që detyra ime është të kuptoj edhe më shumë se kaq, të kuptoj organizatorët, të kuptoj çfarë ka më shumë sesa ajo që duket dhe të kemi një pamje sa më të qartë të të gjithë spektrit të çështjeve apo të forcave të angazhuara në një protestë”, tha Rama.

BE negociatat Rama Sukses
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama për raportet me Kurtin: Qëllimet i kemi të përbashkëta, por metodat i kemi të ndryshme

18:14 / July 11, 2026

Rama: Anëtarësimi në BE është objektiv i arritshëm, inteligjenca artificiale po përshpejton negociatat

17:54 / July 11, 2026

Ura e Vashës kthehet në destinacionin e preferuar të fundjavës/Monument kulture, histori tre shekullore mbi lumin Mat

14:26 / July 11, 2026

Berisha: Protesta 41-ditore ka fituar mbështetje ndërkombëtare, së shpejti kallëzim i ri ndaj Ramës

14:08 / July 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.