Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Censusi nis në 18 shtator/ INSTAT numëron popullsinë dhe banesat

17:00 / September 3, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tiranaaa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Numërimi i popullsisë dhe i banesave do të nisë në 18 shtator. Drejtoresha e Instat, Elsa Dhuli sqaron se tashmë është rekrutuar stafi i cili do të trokasë në çdo shtëpi për të mbledhur informacion për “Censin 2023”.

“Censi është një fotografim i çastit i të gjithë banorëve rezidentë në territorin e Republikës së Shqipërisë. Data 18 shtator, konsiderohet dita e censit dhe është dita në të cilën Instat do të fillojë procesin e mbledhjen e të dhënave në terren. Janë afërisht 7000 vetë, stafi që kemi rekrutuar”, tha ajo.

Pyetësori përmban rreth 100 kategori  pyetjesh për banesën, familjen, vendbanimin, punësimin apo bujqësinë dhe qytetarët kanë detyrimin që të përgjigjen. Vetëm  tre prej pyetjeve që lidhen me besimin, etninë dhe fenë do të jenë opsionionale për t’u përgjigjur.

“Referuar ligjit të censit të popullsisë dhe banesave, të gjithë banorët që janë rezidentë në territorin e Republikën e Shqipërisë kanë për detyrë t’i përgjigjen këtij pyetësori. Këtu do të dalloja tri pyetje, të cilat janë pyetje opsionale, jodetyruese dhe të cilat përmbajnë edhe të drejtën për të mos u përgjigjur”, tha ajo.

Mbledhja e informacionit në terren do të realizohet me anë të tabletëve dhe do të zgjasë 6 javë ndërsa rezultatet paraprake parashikohet të jenë gati në qershor të vitit të ardhshëm.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministrja Sala: Heqim kufizimin e moshës për Check-Up, vjen linja e këshillimit dhe shërbimi i parë i Geriatrisë për të moshuarit

12:09 / July 28, 2026

Maturantët nisin sot aplikimet për universitetet, gjashtë ditë afat për plotësimin e formularit A2

08:35 / July 27, 2026

Greva e punonjësve të palës greke – Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Mavromat

14:18 / July 25, 2026

Shërbimi Social sqaron pagesat për personat me aftësi të kufizuara: Rritja zbatohet nga 1 gushti, përfshihet edhe diferenca e korrikut

20:59 / July 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.