Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Fatura e energjisë në çdo shtëpi; OSHEE: Marrëveshje me Postën për të gjithë procesin

15:23 / September 4, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
OSHEE1 770x446 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Duke filluar nga ky muaj fatura e energjisë elektriket do të shkojë në çdo banesë apo njësi ekonomike.

Edhe pse ky shërbim është një detyrim, shumë abonentë ankohen se nuk e marrin. Administratori I OSHEE grup, Enea Karakaci, në një intervistë për Vizion Plus thotë se kompania e shpërndarjes së energjisë ka një marrëveshje të re.

I gjithë zinxhiri i faturës, që nga pritimi, zarfimi dhe shpërndarja do të jetë kompetencë e Postës Shqiptare.

“Ne kemi gjithsej 1milion e 300 mijë abonentë. Çdo muaj do printohen po kaq fatura, do zarfohen si dhe do të shpërndahen nga posta shqiptare, si agjenti i vetëm që ka detyrë të ofrojë këtë shërbim. Ne e dimë që ka zona që kanë infrastrukturë të vështirë, po nuk do të ketë tolerim për zonat urbane. Madje ftojmë qytetarët që ankohen në zyrat tona në rast se nuk e marrin këtë shërbim, për të cilin OSHEE paguan. Ne do të kemi një vend të dedikuar në faqe për tu ankuar nga abonentët për këtë shërbim, – u shpreh Karakaçi

Pas kalimit të shërbimeve online edhe fatura e energjisë elektrike gjendet edhe në llogarinë e E-Albania. Por pagesa e saj për shumë familje kryhet nga kryefamiljarët, kryesisht pensionistët.

“Duke qenë se tashmë kemi vetëm një agjent që merret me të gjithë procesin e faturës, ne do ta kemi më të lehtë monitorimit dhe verifikimin e problemit. Ndaj për të përmirësuar këtë shërbim kemi një marrëveshje të re me postën, – sqaroi Karakaçi.

Një nga shkaqet e mosshpërndarjes së faturës në banesa është mungesa e saktë e adresës, por së fundi ato nuk po shpërndahen as në zonat urbane apo edhe në qendër të kryeqytetit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pushimet kthehen në tragjedi, motër e vëlla nga Shqipëria dhe partnerët e tyre humbin jetën pas shembjes së godinës në Athinë

17:20 / September 26, 2026

Rikthehet Saimir Tahiri: Kam shumë gjëra per të thënë…

16:29 / September 26, 2026

Ministri Hoxha nënshkruan Konventën e Kombeve të Bashkuara kundër Krimit Kibernetik: Siguria dhe qëndrueshmëria, pjesë e agjendës kombëtare të transformimit digjital të Shqipërisë

15:35 / September 26, 2026

Ambasadori i ri i SHBA i dorëzoi Letrat Kredenciale, Begaj pas takimit kokë më kokë me Wendt: Do vijojmë forcimin e partneritetit me Amerikën

15:19 / September 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.