Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kur do heqë dorë nga politika? Osmani: Do iki kur besimi i qytetarëve të jetë i plotë mbi mua

22:46 / September 4, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Vjos Osmani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidentja Osmani ka komentuar mbrëmjen e sotme në Top Story edhe momentin e mundshëm kur mund të heqë dorë nga politika.

Ajo u shpreh se e rëndësishme për të është vazhdimësia e Kosovës dhe e popullit të saj, më shumë se karriera politike e saj apo e çdo politikani në vend.

Osmani tha se primar për të është besimi i qytetarëve dhe mund të heqë dorë vetëm në momentin që marrëdhënia e saj me popullin të jetë në nivelet më të mira.

“Unë do të vendos ta lë politikën në një moment kur jam shumë mirë me qytetarët, në kontekstin e besimit të plotë. Unë nuk dua të pres që besimi të lëndohet, të reduktohet, të zbehet. Ashtu e mendoj, besimi qytetar për mua gjithmonë ka qenë, prandaj nuk lejoj asnjëherë ndërmjetësues për qytetarët, prandaj dal edhe flas me ta ndoshta më shumë tani sesa kur kam qenë deputete dhe kam pasur edhe më shumë kohë të lirë sepse me intereson shumë. Kushtetuta nga momenti i zgjedhjes më obligon të mos mënoj më për partinë. Shqetësimet e vetme që kam është si mund të veproj më mirë apo si të vrapojmë më shpejt drejt synimeve tona. Nuk i kam shqetësimet për politikanët, ne shkojmë e vijmë, Kosova është e përjetshme. Nuk e kam ndërmend të mendoj tani ku do të jem pas disa vitesh.”- tha Osmani.

politika qytetaret Vjosa Osmani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.