Aktori amerikan Kevin Costner do t’i duhet t’i paguajë ish-bashkëshortes së tij Christine Baumgarten 63,000 dollarë në muaj. Këto janë kushtet e marrëveshjes së divorcit të arritur pas një seance dyditore në gjykatë. Një divorc i vështirë për yllin e Hollivudit dhe jo pa konflikte. Ish-zonja Costner kishte kërkuar një shifër shumë më të lartë për mbajtjen e tre fëmijëve, Cayden 16 vjeç, Hayes 14 vjeç dhe Grace 13 vjeç.
Familja ka jetuar gjithmonë në një rezidencë shumë të madhe në Kaliforni me një pishinë, fushë tenisi, kopsht dhe guest house, vlera e së cilës llogaritet të jetë rreth 145 milionë dollarë.
Kjo është martesa e dytë për 68-vjeçarin Costner, fitues i çmimeve Oscar dhe Emmy të serialeve televizive “Yellowstone” dhe filmave si “Vallëzim me ujqërit”, “The Bodyguard” dhe “Bull Durham”.
