Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

15 milionë makina elektrike do shihen në rrugët e Gjermanisë deri në vitin 2030, Scholz: Konkurenca duhet të na nxisë, jo të na trembë

20:55 / September 5, 20231 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1 gjermani olafscholz
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka deklaruar se Gjermania po i qëndron objektivit për të nxjerrë në rrugë 15 milionë makina elektrike deri në vitin 2030.

Në fjalimin e tij të hapjes në Panairin Ndërkombëtar të Makinave në Mynih (IAA), Scholz u bëri thirrje prodhuesve që të ofrojnë makina më të përballueshme.

“Qëllimi nuk është i ri, ajo që është e re është se ne po e zbatojmë atë”, tha Scholz.

Lidhur me konkurencën nga Kina, e cila ishte shumë e pranishme në IAA, kancelari gjerman me vendosmëri hodhi poshtë çdo frikë se industria gjermane e automjeteve mund të lihet pas, raportojnë mediat e huaja.

“Konkurenca duhet të na nxisë, jo të na trembë”, tha Scholz.

Scholz theksoi se edhe në të kaluarën ka pasur shqetësime për konkurencën nga jashtë, vetëm se në atë kohë ishte për prodhuesit japonezë dhe më vonë koreanë.

“Gjermania ende është pika kryesore e industrisë së automjeteve dhe do të mbetet e tillë”, tha Scholz.

Ai gjithashtu tha: “Ne duhet të lëvizim sa më pak me automjete në mënyrë që të mos dëmtojmë natyrën, si në këtë vend ashtu edhe në mbarë botën”.

elektrike gjermani Makina
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Iran/ Cisterna me mbi 2 milionë fuçi naftë merr flakë

09:11 / October 17, 2026

Trump “ngrin” sanksionet e reja ndaj Rusisë, vetëm një muaj pasi i miratoi

09:03 / October 17, 2026

Vetëm pesë ditë në detyrë, shkarkohet zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë

21:38 / October 16, 2026

Ukraina do të transportojë organet për transplantim me dronë për të kursyer kohë

19:58 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.