Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Fshehu 3 armë zjarri dhe një gjahu, arrestohet 61-vjeçari në Fier

11:20 / September 6, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1693990792 armefier
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 61-vjeçar është arrestuar në Levan të Fierit, pasi mbante armë pa leje. Në pranga ka rënë Vladimir Mersini, i cili kishte fshehur 3 armë zjarri pistoleta, 1 armë gjahu dhe fishekë luftarak në një çantë në oborrin e banesës.

“Në vijim të punës së pandërprerë në terren, për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasve që posedojnë armë, pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë siguruar informacion për një shtetas që fshihte armë zjarri dhe armë gjahu, në banesën e tij, në lagjen “1 Maji”, Levan. Në bazë të këtyre informacioneve, u finalizua operacioni policor i koduar “Sinjali”, në kuadër të të cilit u ushtruan kontrolle në banesën në pronësi të shtetasit Vladimir Mersini, dhe në territorin përreth saj. Nga kontrollet, në një çantë të fshehur në oborrin e kësaj banese, shërbimet e Policisë gjetën 3 armë zjarri pistoleta, 1 armë gjahu dhe fishekë luftarak, të cilat posedoheshin pa leje. Armët dhe municioni luftarak u dërguan për ekspertizë, me qëllim verifikimin nëse janë përdorur ose jo, për ngjarje kriminale”, njofton policia.

Ai akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Policia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mesazhe kërcënuese ndaj mësuesve dhe pedagogëve për protestën, Policia: Nuk i kemi dërguar ne

13:12 / October 22, 2026

I sekuestrohet pasuri me vlerë 77 milionë lekë, një kompani dhe 24 makina anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal, SPAK jep detajet

12:44 / October 22, 2026

E akuzuar për terrorizëm, Gjykata e Tiranës vendos për ekstradimin e mësueses turke Julide Yazici

16:24 / October 21, 2026

Mbështetës të Vetëvendosjes bëjnë thirrje nga Prishtina: Nesër nisemi për protestën në Tiranë

20:49 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.