Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

VIDEO/ “Me siguri Albin Kurti është i kënaqur”, kaos në Kuvendin e Serbisë

16:53 / September 6, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 1694010462xcapturepng 609
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Me siguri Albin Kurti është i kënaqur, sepse nuk ka pas ndjekës më të mirë se ju”, u ka thënë Kryetari i Parlamentit të Serbisë, Vladimir Orliç, deputetëve opozitarë serbë.

Këto komente ai i bëri në seancën parlamentare të 6 gushtit, e cila në rend dite kishte ndryshimin e akcizës, por që vazhdoi me të njëjtin ritëm si gjatë zgjedhjes së ministrit të ri të Ekonomisë së Serbisë, Slobodan Cvetkoviç – me bllokadë opozitare.

Deputetët opozitarë serbë përdoren vuvuzela e fishkëlluan si shenjë frustrimi ndaj ekzekutivit, duke bërë kështu që Orliç të reagonte duke i thënë opozitës së janë “për turp” dhe “hajdutë të dëshmuar”.

“Kujt po i bërtisni, kur jo vetëm Serbia, por e gjithë bota e di se nuk ka hajna më të mëdhenj se ju dhe ju jeni hajdutë të dënuar.

Ju po i fryni ato vuvuzela, po goditni pronën e të gjithë qytetarëve të Serbisë, jeni gënjeshtarë të dëshmuar.

Jeni brutal dhe të turpshëm”, u tha Orliç opozitës, të cilët po fishkëllenin dhe bënin zhurmë teksa qëndronin para tavolinës së kryetarit të kuvendit serb.

Seanca e 6 shtatorit është vazhdimësi e asaj të 5 shtatorit, ku edhe të martën opozita serbe bllokoi punën e kuvendit.

Kjo seancë filloi me thirrjet “hajdutë” dhe “jashtë”, me fishkëllima dhe zhurmë nga deputetët e opozitës drejtuar qeverisë serbe.

Opozita serbe, e cila është duke organizuar protesta me sloganin “Serbia kundër dhunës” – pas dy ngjarjeve tragjike që ndodhën në Beograd në maj, ku mbetën të vrarë dhjetëra persona – njoftoi se pas pyetjeve parlamentare në seancë, “po bllokon punën e Kuvendit” sepse qeveria “ka katër muaj që hesht për kërkesat e protestuesve”.

Novi “ministar” položio zakletvu u veličanstvenoj atmosferi koji je priredila opozicija👇 pic.twitter.com/Df6WhZemx2

— Zoran Lutovac (@ZoranLutovac) September 6, 2023

Serbisë Vladimir Orliç
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Molotovi djeg policin/ Kolegët e shuajnë zjarrin në trupin e tij

18:31 / October 17, 2026

Protestuesit i vënë flakën murit rrethues të godinës së Autoritetit të Sigurisë Kibernetike

17:55 / October 17, 2026

Protesta e dhunshme/ Ministria e Shëndetësisë: 15 të lënduar në spital, mes tyre protestues dhe efektivë

17:46 / October 17, 2026

Protestuesit fusin një automjet në bulevard, e shkatërrojnë dhe i vënë flakën. Policia tërhiqet me shpejtësi

16:55 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.