21 persona kanë humbur jetën në jug të Brazilit pas një stuhie të fortë që shkaktoi përmbytje në disa qytete.
Guvernatori i Rio Grande do Sul, Eduardo Leite tha se rreth 60 qytete u prekën nga stuhia, e cila u klasifikua si një ciklon ekstratropik.
Qeveria e shtetit Rio Grande do Sul njoftoi se 1650 njerëz kanë mbetur pa shtëpi që nga dita e hënë.
Pamjet televizive treguan familjet në çatitë e tyre, duke kërkuar ndihmë teksa lumenjtë vërshonin nga brigjet e tyre.