Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Psikologët japin alarmin: Po shtohen rastet e alkoolizmit te femrat

19:55 / September 6, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
party
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ngjarja e fundit, ku motra vrau motrën e alkoolizuar në kushtet e vetëmbrojtjes sipas dëshmisë së saj, ka sjellë në vëmendjen tonë një problematikë që ne përpiqemi ta mbajmë të izoluar, femrat e alkoolizuara.

“Është një fenomen që nëse flasim për femrat e alkoolizuara, përpiqemi ta mbajmë brenda mureve të shtëpisë dhe të mos merret vesh nga të tjerët, dmth familjet përpiqen ta fshehin dhe të mos kërkojnë ndihmë, apo kërkojnë ndihmë shumë vonë për një grua të alkoolizuar. Është një fenomen që ndoshta njerëzit mendojnë se u përket vetëm meshkujve, por kjo nuk është e vërtetë. Dhe konsumimi i alkoolit më pas sjell mungesë përqendrimi, mungesë rendimenti në punë, mungesë organizimi brenda familjes.

Ti nuk je më e aftë të kujdesesh për familjarët e tu. Nëna nuk kujdeset dot për fëmijët e vet. Kemi patur raste që divorci ka ndodhur specifikisht për shkaqe që lidheshin me konsumimin e alkoolit nga gruaja. Ka një dallim mes femrave që pinë alkool në ambiente publike dhe atyre që konsumojnë në shtëpi. Janë rritur rastet e femrave që kanë varësi nga alkooli dhe e konsumojnë atë brenda në shtëpi.

Kemi patur rastin e një gruaje pak kohë më parë që kishte aq varësi saqë familjarët i fshihnin alkoolin, rakinë. Rastet e femrave të alkoolizuara nuk zgjidhen duke i mbyllur dhe mbajtur të fshehta, por duke kërkuar ndihmë dhe duke i referuar tek specialistët”, shprehet Valbona Treska, psikologe gjykate dhe presidente e Urdhrit të Psikologëve të Shqipërisë për TCH.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ulen temperaturat në Shqipëri, dëbora e parë zbardh Kukësin dhe bjeshkët e Gjalicës

10:32 / October 28, 2026

Subvencionimi i qirasë mujore nga shteti, zv. ministri Musabelliu/ Si do funksionojë skema dhe kush përfiton

11:06 / October 26, 2026

Kompensimi për arsimin nga DIVA: Tatimet drejt përfundimit të verifikimit për 2 mijë aplikimet e fundit

15:55 / October 23, 2026

Dëmet nga protestat, bizneset mund të aplikojnë për rimbursim në e-Albania, ja si kryhet procedura

16:20 / October 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.