Një mega operacion është zhvilluar nga toka dhe ajri në disa zona malore të Shkodrës dhe ka çuar në pranga plot 202 autorë. Mësohet se nga 202 autorë, 111 janë të arrestuar, 63 në kërkim dhe 29 me masë tjetër sigurie. Policia është angazhuar gjithë këta muaj në megaoperacion kundër kultivimit të kanabisit. Me qëllim asgjësimin e çdo bimë cannabis sativa të kultivuar, Policia e Shtetit ka intensifikuar edhe më shumë kontrollet në të gjithë vendin, duke bashkëpunuar ngushtë me qytetarët dhe me agjencitë e tjera ligjzbatuese, për të marrë informacion në lidhje me tentativat për kultivim të bimëve narkotike.







