Për masakrëm në kafenenë “Panda” në Pejë në natën e 14-15 dhjetorit 1998, e cila do përfundojë më 14 dhjetor, përfaqësuesit e prindërve të të rinjve të vrarë serbë kanë reduktuar në “tre” listën e dëshmitarëve të kërkuar. Fjala është për presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç, ish-shefin e Shërbimit të Sigurimit Shtetëror Jovica Stanishiç dhe Franko Simatoviç Frenki. Këta dy të fundit janë të dënuar të Hagës për krime në Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë, megjithëse Simatoviç u lirua nga paraburgimi në fund të javës së kaluar dhe u kthye në Beograd për shkak të gjendjes së tij të rëndë shëndetësore.
Vuçiç i cili në kohën e masakrës në Pejë ishte ministër i Informimit në qeverinë e atëhershme të “Bashkimit Kombëtar” të Mirko Marjanoviçit, e rekomandoi veten si dëshmitar duke u mburrur në media për njohuritë e tij “tronditëse” për “Panda”, rast kur ai tashmë kishte marrë pushtetin mbi Serbinë.
Stanishiç dhe Simatoviç dyshohet se përmenden jozyrtarisht në pothuajse të gjitha variantet që fshihen pas paraqitjeve mediatike të figurave të caktuara politike dhe publike për “Panda”, dhe që në fund të fundit janë të lidhura me Presidentin e Serbisë. 25 vjet pas vrasjes së pesë gjimnazistëve serbë dhe një studenteje, me plagosjen e 15 fëmijëve të tjerë në sulmin e dy personave të maskuar në “Panda” në fund të vitit 1998, Prokuroria Publike është në lëvizja për të vendosur nëse dhe kur do të dëgjohet “tre deshmitaret kyç”.
Kërkesa që ai të dëgjohet më 10 gusht është paraqitur nga avokati i prindërve të të rinjve të vrarë, duke iu referuar deklaratave të Vuçiçit nga viti 2013 deri në vitin 2018. Për shkak të peshës së aludimeve të Vuçiçit se pas masakrës gjoja qëndrojnë shërbimet e sigurisë serbe dhe jo pjesëtarët e UÇK-së, siç besohet gjerësisht për një çerek shekulli, familjet e fëmijëve të vrarë të Pejës po kërkojnë që Presidenti i Republikës t’i pres ata në takim. Këtë e ka premtuar publikisht që në fillim të vitit 2023, por i shmanget çdo takimi me ta.
